Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë, përcjell InLajmi.
Ai tha se 2 ditë atje ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg.
Haxhiu ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Nasim Haradinaj , Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.
Ai shtoi se takimet ishin shumë emocionuese edhe pse bashkëluftëtaret e tij i ka cilësuar të fortë, të qëndrueshëm dhe të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së.
U përqafuam dhe u përshendetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfatorë, përfundoi Haxhiu.
Postimi i plotë i tij:
2 ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg.
Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun.
Takimet ishin shumë emocionuese edhe pse këta burra të mëdhenj, janë të fortë, të qëndrueshëm, të vërtetë në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së.
U përqafuam dhe u përshendetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfatorë./InLajmi/