Policia e Kosovës ka marrë një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, shkruan InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur për InLajmin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, të dielën e 26 marsit.
Ajo tha se rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën./InLajmi/