8 persona kanë pësuar lëndime si pasojë e djegies së depos në Pejë këtë të shtunë, përcjell InLajmi.
Kjo është konfirmuar nga Spitali Rajonal i Pejës ku treguan se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:
Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegja e objektit në Pejë!
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.
Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi./InLajmi/