Koordinatori i Partisë Demokratike të Kosovës për drejtësi Përparim Gruda reagoi pas deklarimeve të ministres Haxhiu për Gjykatën Kushtetuese, përcjell InLajmi.
Gruda tha se janë të papranueshme sulmet e ministres Albulena Haxhiu ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Më tej ai tha se në asnjë vend të botës Ministria e Drejtësisë nuk e sulmon Gjykatën Kushtetuese.
Postimi i plotë i tij:
Sulmet që Ministrja e Drejtësisë i bëri sot Gjykatës Kushtetuese në konferencë për media, tregojnë se kjo Qeveri nuk respekton asnjë parim, asnjë institucion e aq më pak Kushtetutën e Kosovës.

Në një vend demokratik nuk mund të ndodh kurrë që një Ministre e Drejtësisë të sulmoj kështu Gjykatën Kushtetuese për vendimmarrjen e saj.
Kjo qeveria është e paftë, pa program dhe pa vullnet për të bërë gjëra të mira për vendin. Prandaj, sulmet ndaj çdo institucioni ose individi që nuk mendon si ata, janë përpjekje për të mbuluar mospunën dhe paaftësinë e tyre. /InLajmi/