“Na premtuan mjaltë e qumësht, por në mes të thënit dhe të bërit është një det i tërë”.
Kështu i ka vlerësuar Gashi, premtimet e Qeverisë, duke shtuar se kjo Qeveri po sillet me ta sikur t`i kishte armiq.
“Qeveria aktuale lëre që nuk ka bërë asgjë, por është duke u sjellë edhe më keq se të gjitha qeveritë tjera deri më tani. Kjo qeveri po sillet me ne pensionistët sikur ne të ishim armiqtë e këtij populli. Po harrojnë ata, që ne jemi që kontribuuam në momentin kyç të historisë. Nuk kemi besuar që mundi ynë, sakrifica jonë për liri do të na shpërblehet në këtë formë. Këta nuk e kanë fare në agjendë çështjen e pensioneve, kur po flasin për reformat ligjore për çështje sociale”, ka thënë Nijazi Gashi për Front Online.
Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij zgjedhore, kishte premtuar se programi i tij qeverisës, që vitin e parë, do të përfshinte reforma për skemën pensionale edhe sociale, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas 2 vitesh.