Krusha e Madhe përkujton të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, përcjell InLajmi
24 vjet më parë, më 25, 26 e 27 mars 1999, në Krushë të Madhe të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.
Kjo është një nga masakrat dhe vrasjet masive nga paramilitarët, policia dhe ushtria okupuese serbe anekënd Kosovës.
Po ashtu kjo masakër ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë. /InLajmi/