Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, raporton InLajmi.
Të pranishëm ishin pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj.
Rikujtojmë se më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja ndërmjet forcave të UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.
Forcat serbe synim e kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, por hasën në rezistencë të fuqishme. /InLajmi/