Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovennier, mori pjesë në iftarin e organizuar nga stafi i Ambasadës Amerikane për nder të Muajit të Ramazanit, përcjell InLajmi.
Me këtë rast Hovennier është shprehur se Kosova mbetet kampione e lirisë fetare.
Për më tepër, ai thotë se SHBA dhe Kosova ndajnë një nga shumë vlerat e rëndësishme, e që është pikërisht liria fetare.
“Është nder t’i bashkohem stafit të Ambasadës në Prishtinë për iftar, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampione e lirive fetare, një nga vlerat e shumta të rëndësishme që zbatojnë 2 vendet tona”. /InLajmi/
Honored to join the @USEmbPristina family for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Kosovo remains a champion of #ReligiousFreedom, one of many important values our two countries share. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/soSZslIwBH
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023