Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi Christopher Hill, ka folur për takimin maratonik në Ohër për pajtimin me ankesin e propozimit evropian dhe hapat e mëtejshëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton InLajmi.
Hill, ka theksuar se takimi martaonik ishte i suksesshëm dhe u shënua progres edhe pse do të doja të shihja disa gjëra më të konkretizuara.
“Para së gjithash, mendoj se ato ishin shumë të suksesshme, ju e dini që këto bisedime kanë vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe se ishte e nevojshme të bëhej një përparim. Mendoj se ka pasur progres, do të doja të shihja disa gjëra më specifike, mendoj se të gjithë do të donim ta shihnim këtë, por megjithatë mendoj se është shumë e qartë se po shkojmë drejt zbatimit të këtij procesi të dialogut”, tha ambasadori Hill.
Tutje ka shtuar Hill se pavarësisht progresit në Ohër, ka ende shumë për të bërë, veçanërisht në lidhje me formimin e Asociacionit.
“Mendoj se se ka shumë punë për t’u bërë dhe se Asociacioni është një hap domethënës dhe mendoj se edhe Lajçak ishte shumë i qartë se Asociacioni duhet të jetë absolutisht një element kyç dhe në të njëjtën kohë hapi i parë në të gjithë këtë çështje. Takimi i Ohrit ishte i sukseshëm por ka ende punë për t’u bërë dhe mendoj se negociatorët do të takohen së shpejti përpara një takimi të nivelit të lartë dhe të dikutohet e të sqarohen disa gjëra”, tha ambasadori amerikan për Tv.Pink.rs.
I pyetur nëse formimi i Asociacionit do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit, Hill tha se modeli i saktë do të varet nga bisedimet.
Ai tha se aktualisht po shikohen shumë modele që janë në përputhje me standardet evropiane.
Kur është fjala për afatin për formimin e Asociacionit, ambasadori Hill tha se nuk mund të flasë për afate kaq të shkurtra. /InLajmi/