Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se Trusti është duke humbur nga gjysmë milion euro në ditë, përcjell InLajmi.
Për këtë i pari i LDK-së e kritikoi Qeverinë Kurti pasi sipas tij kjo qeveri ende s’ka marrë ndonjë veprim për të caktuar Bordin drejtues të kompanisë për kursimet pensionale.
Postimi i plotë i tij:
Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë.
Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjenë as brengën e as kohën të caktojë një Bord. /InLajmi/
