Në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kryeministri i vendit Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, raporton InLajmi.
Të pranishëm ishin pjesëtarë të FSK-së, si dhe ministrat Armend Mehaj dhe Elbert Krasniqi.
Ndryshe, kryeministri pritet të vizitojë familjen Haradinaj, si dhe të marrë pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore në oborrin e kullës Haradinaj në Gllogjan.
Përveç kryeministrit, homazhe në Gllogjan kanë bërë edhe liderë të tjerë shtetërorë. /InLajmi/