Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka kujtuar 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së ndaj Serbisë, për të ndaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, përcjell InLajmi.
Çitaku ka kujtuar se 24 vjet më parë, NATO kishte vendosur të vepronte kundër spastrimit etnik që po bëhej nga serbët në Kosovë.
Ajo ka theksuar se pas 78 ditësh bombardime, Millosheviqi u dorëzua dhe Kosova u çlirua.
Për më tepër, Çitaku ka publikuar një fotografi të vitit 1999, kur shqiptarët i kishin mirëpritur ushtarët e NATO-së në Kosovë.
Në kuadër të fotos, Çitaku shkruan “kjo ishte një mirëseardhje e duhur për misionin paqeruajtës të NATO-së në Kosovë”. /InLajmi/
https://twitter.com/vloracitaku/status/1639161503428354049?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1639161503428354049%7Ctwgr%5Eed6f8c8a4a46960322135e1518fffa1b71207f8e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fcitaku-24-vjet-me-pare-nato-vendosi-te-veproje-per-njerezimin-dhe-te-ndaloje-spastrimin-etnik-ne-kosove%2F