Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, thotë se Serbia po i ik nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën.
Ai theksoi se për këtë, pala serbe duhet që të sanksionohet pasi po i shkel nenet e marrëveshjes me vetëdije.
“Fakti që ne edhe kemi kërkuar me nënshkru, dhe pala tjetër i ik nënshkrimit, se nuk është që refuzon, po i ik nënshkrimit, ne do duhej ta problematizojmë. Pra, Serbia jo vetëm që duhet të dënohet e të kritikohet e të sanksionohet për prishjen e shkeljen me vetëdije të neneve… Ne mendojmë se duhet të reagohet kur Vuçiqi thotë që e pranova, është e obligueshme për mua, por nuk do ta bëjë këtë”, potencoi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se plani i zbatimit të marrëveshjes do duhej të niste që nga e hëna, por që kjo sipas tij nuk është bërë për fajin e Serbisë, gjë për të cilën edhe kërkoi dënim nga ndërkombëtarët.