Kryeministri i vendit Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës është deklaruar para deputetëve dhe qytetarëve lidhur me marrëveshjen e dakorduar në Ohër me Serbinë, raporton InLajmi.
Kurti theksoi se marrëveshja e propozuar nga Bashkimi Evropian është tregues se politika e jashtme e Kosovës bazohet në standard evropiane.
“Ia vlejti mundimi sepse arritëm një marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja bazë tregon se politika e jashtme e Kosovës bazohet në standarde evropiane”.
Kryeministri theksoi se Serbia ka pranuar ta njohë Kosovën si anëtare të barabartë megjithëse shtoi se nuk e beson plotësisht këtë pranim.
Sipas tij, BE dhe SHBA janë garantues të kësaj marrëveshjeje.
“Serbia ka pranuar ta njohë Kosovën si anëtare të barabartë. Ajo e ka pranuar këtë, megjithëse nuk i besoj plotësisht. Ajo e ka pranuar që nuk mundet ta përfaqësojë shtetin tonë. Jemi përkushtuar të zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësie. Ka pranuar që mos ta kundërshtojë as anëtarësimin e Kosovës në organizata kombëtare. Kjo është njohje ‘de facto’ në një marrëveshje të nënshkruar. BE dhe ShBA janë garantues të kësaj marrëveshjeje”, tha Kurti. /InLajmi/