Kryeministri Kurti deklaroi të mërkurën mbrëma se vetëmenaxhimi ka të bëjë me Asociacionin, por nuk është vetëqeverisje dhe nuk do të rrezikojë rendin Kushtetues të Kosovës, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, e cila e akuzoi kryeministrin Kurti për dështim, mashtrim dhe pranim të Asociacionit, duke thënë “Erdha, dështova, mashtrova, i atribuohet Kurtit pas pranimit publik të Asociacionit”.
Ndryshe, reagimet pas deklaratës së Kurtit kanë qenë të shumta nga analistë e politikanë, të cilët e kritikuan kryeministrin për ndryshimin e qëndrimeve dhe pranimin e Asociacionit.
Postimi i plotë i saj:
ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit. /InLajmi/