Partia Socialdemokrate ka zhvilluar edhe një tjetër aksion, por kësaj radhe kundrejt kryekuvendarit Glauk Konjufca, të cilit i kanë shkruar në veturë fjalët “Edhe ksi edhe asi”, përcjell InLajmi.
Parulla “Edhe ksi edhe asi” sipas PSD-së shpreh qëndrimet e Konjufcës.
Ky aksion i PSD-së u zhvillua për t’ia rikujtuar Konjufcës se më herët kishte deklaruar se nuk është pro Asociacionit ndërsa tani ka ndryshuar qëndrim.
“Ky është Glauk i shpërfytyruar”, shkruan kreu i PSD-së Dardan Molliqaj.
Postimi i plotë i tij:
Ky është Glauku i shpërfytyruar.
“Edhe ksi edhe asi”: kjo është parulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës.
Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta degjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar. /InLajmi/