Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në përmbylljen e ushtrimit ndërkombëtar të kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”, raporton InLajmi.
Osmani theksoi se Qendra stërvitore e ekipit ndërkombëtar të Kosovës për kërkim-shpëtim po vazhdon të bëjë një punë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës
“Unë qëndroj para jush e impresionuar dhe me krenari absolute për punën e shkëlqyer që ekipi ynë i shpëtimit ka kryer, kjo është një ditë vërtet e mirë. Qendra stërvitore e ekipit ndërkombëtar të Kosovës për kërkim-shpëtim vazhdon të bëjë një punë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës”.
Presidentja tha se FSK dhe qendra ndërkombëtare po ecin me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të veçanta për të kontribuuar për paqe.
Gjithashtu ajo përmendi edhe misionin e FSK-së në Turqi, për të cilët tha se na kanë bërë krenarë të gjithëve me shërbimin që kryen atje.
“Forca jonë e Sigurisë dhe qendra ndërkombëtare po ecin me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të veçanta për të kontribuuar në paqe. Fatkeqësia në Turqi tregoi tek të gjithë rolin e kërkim-shpëtimit në shpëtimin e jetëve, shumë nga pjesëtarët e kërkim-shpëtimit nga FKS-ja që ishin në Turqi për të kryer këtë mision dhe na kanë bëtë të gjithëve krenarë për shërbimin që kryen dhe lutjet tona janë me të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit në Turqi”, tha Osmani.