Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, së bashku me deputetët e kësaj partie me homazhe e kurora lule, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta nderuan Sekretaren e Shtetit, znj. Madeleine Albright, përcjell InLajmi.
Duke kujtuar kontributin e saj për lirin e Kosovës, Kusari- Lila tha se jeta dhe puna e diplomates Albright ishin dhe do të mbeten përgjithmonë inspirim për demokracinë, barazinë dhe paqen në botë.
Tutje theksoi Kusari-Lila se Albright do të mbetet modeli i gruas hero, profili i të cilës është pjesë e historisë së re të Kosovës
Postimi i plotë i saj:
Në përvjetorin e vdekjes së saj, sot bashkë me deputetët e grupit parlamentar të Lëvizja VETËVENDOSJE! nderuam Sekretaren e Shtetit, znj. Madeleine Albright.

Jeta dhe puna e saj ishin dhe do të mbeten përgjithmonë inspirim për demokracinë, barazinë dhe paqen në botë.
Kontributi i saj për çlirimin e Kosovës përmes ndërhyrjes së forcave ajrore të NATO-s dhe angazhimi i mëtejm për ndërtimin e demokracisë në Kosovë dhe shumë vende tjera ku është prezent National Democratic Institute ka lënë gjurmë të pashlyera.
Ajo do të mbetet modeli i gruas hero, profili i të cilës është pjesë e historisë së re të Kosovës.
Faleminderit për të gjitha znj. Sekretare, të jemi mirënjohës përjetësisht! /InLajmi/