Kryeministri i vendit Albin Kurti, u ka uruar muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë, përcjell InLajmi.
Kurti ka uruar që ky muaj të sjellë paqe dhe lumturi te secili.
Ai ftoi të gjithë për bamirësi dhe solidaritet, ndërsa theksoi se me përkushtim ndaj Zotit, mendje tek e mira e kah e drejta të rrugëtojmë me dashuri e vullnet për barazi e përparim të shoqërisë.
Postimi i plotë i tij:
Me fat muaji i Ramazanit!
Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.
Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.
Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimanë për Ramazanin!
Agjërim të lehtë e të pranuar.
Paqja qoftë mbi ju! /InLajmi/