Kryeministri i vendit Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se është arritur marrëveshje me Serbinë në Ohër megjithëse këta të fundit thonë se nuk e kanë nënshkruar, raporton InLajmi.
“Kemi marrëveshje. Nëse ata thonë që nuk e kanë nënshkruar e thonë këtë për politika të brendshme”.
Sipas Kurtit, ky dakordim i Serbisë për marrëveshje nënkupton njohjen reciproke.
“Bashkimi Evropian duhet ta gjejë mënyrën që kjo marrëveshje të bëhet ligjërisht e obligueshme. Ne e kemi me shkrim që Serbia është dakorduar për normalizimin e marrëdhënieve, e kjo për çdo diplomatë evropianë e amerikanë do të thotë njohje reciproke”.
Për më tepër, kryeministri theksoi se rruga e Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare është lehtësuar, por që nuk mohoi se Serbia prapëseprapë mund të lobojë kundër.
“Rruga jonë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare është lehtësuar, por Serbia mundet të lobojë sërish kundër”. /InLajmi/