Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, por kësaj radhe kritika ka bërë edhe ndaj presidentes Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Hoti tha se asnjë nga 7 kushtet që Kurti dhe Osmani janë futur në koalicion nuk është plotësuar dhe nuk është respektuar nga pala.
Disa nga kushtet që Hoti ka cekur janë: Nuk ka dialog pa kërkim falje, Nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të pagjeturve, Reprocitet me Serbinë në çdo gjë, Të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës sikurse për serbët në Kosovë.
Marrëveshja e Ohrit bie në kundërshtim me të gjitha këto kushte. Njerëzit janë mashtruar. Duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje. Duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë, përfundoi ish-kryeministri.
Postimi i plotë i tij:
Sa i përket dialogut, koalicioni Kurti-Osmani ka hyrë në kontratë me qytetarët e Kosovës më 14 shkurt 2021 me këto kushte:
- Nuk ka Zajednicë dhe asociacion, siç thoshin “as asi, e as ksi”.
- Nuk ka dialog pa kërkim falje.
- Nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
- Rishikim/vlerësim i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme.
- Dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke.
- Reciprocitet me Serbinë në çdo gjë, që vendoset brenda javësh pas formimit të Qeverisë.
- Të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës sikurse për serbët në Kosovë.
Marrëveshja e Ohrit bie në kundërshtim me të gjitha këto kushte. Njerëzit janë mashtruar. Duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje. Duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë./InLajmi/