Ministria e Kulturës njoftoi se Filharmonia e Kosovës po vazhdon programin mbresëlënës të klasikëve në Portugali, përcjell InLajmi.
Nga Ministria njoftuan se publiku portugez përjetoi bukurinë dhe madhështinë e muzikës klasike në ndërtesën më të vjetër fetare në Portugali, Katedralja e qytetit verior Braga.
Njoftimi i plotë nga Ministra e Kulturës:
Filharmonia e Kosovës vazhdon programin mbresëlënës të klasikëve në Portugali🇽🇰🎻🇵🇹
Publiku portugez përjetoi bukurinë dhe madhështinë e muzikës klasike në ndërtesën më të vjetër fetare në Portugali, Katedralja e qytetit verior Braga.

Me repertorin e saj të gjerë, Filharmonia e Kosovës, për herë të 2 gjatë javës kulturore, përmes tingujve shqip arriti të krijoj një përvojë vërtet të paharrueshme për të pranishmit. /InLajmi/