Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu Kodra komentoi rritjen e çmimit të rrymës nga ZRRE-ja, ndërsa gjendjen e rëndë ekonomike dhe varfërinë qytetare ia atribuon qeverisjes Kurti, përcjell InLajmi.
Deliu-Kodra tha se ”derisa kryeministri Albin Kurti po krenohet para deputetëve për marrëveshjen me Serbinë në villat e Titos në Ohër, ZRRE-ja merr vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 14%“.
Më tej ajo tha se me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se “Ka Asociacion”.
Postimi i plotë i saj:
Derisa kryeministri Albin Kurti po krenohet para deputetëve për marrëveshjen me Serbinë në villat e Titos në Ohër, ZRE-ja merr vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 14%.
Qytetarët varfërohen çdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin.
Me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se “Ka Asociacion”. /InLajmi/