Analisti nga Shkupi Seladin Xhezairi theksoi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e dakorduar në Ohër, është një dritë në fund të tunelit. Sipas tij, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve do të përshpejtohet për shkak të presionit ndërkombëtar.
“Gjykoj se duke marr parasysh atë që verbalisht u dakorduan në Ohër është një dritë në fund të tunelit. Do të doja shumë që këto fjalë të sekretarit amerikan të arrinin në veshin e politikanëve si pushtetarëve dhe opozitarëve në Prishtinë dhe Beograd që kjo politikë të japë rezultate dhe të kemi një normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por mjerisht, edhe përkundër këtyre mesazheve të qarta nga Uashingtoni dhe Brukseli, ka qenë Borrell ai që iu ka bërë thirrje Kurtit dhe Vuçiç që të mos polemizojnë dhe të veprojnë me qëllim të vënies në jetë të asaj që kanë rënë dakord”, tha ai për ABC News.
“Edhe qeveria e Vuçiç po përballet me veprimet e veta të djeshme. Në mos gabohem Gjykata Kushtetuese e Serbisë në vitin 2014 e hodhi iniciativën e ngritur për vlerësimin e kushtetueshmërisë së kësaj marrvëeshje me arsyetimin se është një marrëveshje politike dhe jo juridike gjë që bie ndesh me atë që tha presidenti serb pas arritjes së marrëveshjes në Ohër duke thënë se është juridike. Prandaj kemi zërat opozitarë që u turren këtyre arkitektëve të marrëveshjes Kosovë-Serbi që po shkon drejt finales në gjykimin tim dhe do të përshpejtohet për shkak të presionit të jashtëm evropiano-amerikan.“, tha analisti.