Vendimin për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike kategorikisht po e kundërshtojnë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka bërë të ditur se nga 1 Prilli do të ketë shtrenjtim të rrymës për rreth 15%.
Deputeti i kësaj partie Pal Lekaj, ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë shpesh punon me direktiva të Qeverisë.
“Unë disa herë e kam kërkuar shkarkimin e Bordit të ZRRE-së, e cila përveç që shpesh punon me direktiva të Qeverisë, nuk ka vizion dhe nuk ka planifikime afatshkurta dhe afatgjata në sektorin e energjisë, me qëllim që të përfitojë shteti dhe qytetari”, është shprehur Lekaj
Derisa thotë se ZRrE-ja, shpesh punon me direktiva të Qeverisë, për të njëjtën deklaron se nuk po punon aspak për mirëqenien e qytetarëve.
“Kjo rritje 15% tregon punën e qeverisjen e dobët të Qeverisë Kurti dhe të ZRRE-së. Kjo rritje tregon që pushteti po mendon për mirëqenien e vet dhe jo të qytetarëve”, ka thënë deputeti Lekaj.
Lekaj, ka paralajmëruar edhe protesta për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë.
Por, se për këtë ka thënë se duhet të kenë përkrahje edhe nga qytetarët, shkruan FrontOnline.
“Nëse ndodhë kjo rritje e energjisë, ne do të kundërshtojmë me të gjitha mjetet brenda Kuvendit, por edhe me protestë nëse do të këtë vullnet dhe përkrahje të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai