Për herë të parë Londra është ndriçuar me drita për të mirëpritur muajin e shenjtë islamik të agjërimit, transmeton InLajmi.
Kryebashkiaku Sadiq Khan ndezi dritat dhe shumë njerëz u mblodhën për të festuar momentin historik të martën.
Fjalët “Gëzuar Ramazanin” ndriçuan rrugët, me instalacionin që mbante mijëra drita.
Koncepti është kuruar nga Ramadan Lights UK, një organizatë e cila synon të përhapë ndërgjegjësimin për muajin e agjërimit, shkruan Sky News.
“Ky koncept i kuruar me kujdes përshkruan fazat e hënës gjatë gjithë muajit të bekuar, duke sjellë dritën e Ramazanit në rrugët e Londrës”, tha Ramadan Lights UK në një postim në Instagram. /InLajmi/