Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të vendit Albin Kurti se “Vuçiq ka refuzuar ofertën e tij bujare për vetëqeverisje për serbët”, ndërsa ka përsëritur se Kosova duhet ta formojë Asociacionin në përputhje me 4 -të marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe konfirmoi se Serbia është e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Ohrit, duke respektuar vijat e kuqe, transmeton InLajmi.
Tutje ka thënë Petkoviq se Albin Kurti nuk mund të arsyetoj mosformimin e Asociacionit duke deklaruar se Aleksandër Vuçiqit ka refuzuar “ofertën e tij bujare për vetëqeverisje për serbët e Kosovës”.
“Nuk ka as mjek e nuk ka ilaç për urrejtjen e Kurtit ndaj Vuçiqit! Kurti nuk mund të justifikojë mosformimin e Asociacionit, ai duhet ta bëjë këtë duke respektuar 4 marrëveshjet e nënshkruara në Brukseli në vitin 2013 dhe 2015. Beogradi është i përkushtuar që Marrëveshja e Ohrit të respektohet deri tek vijat e kuqe dhe aty asgjë nuk është thyer”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka folur për takimin e Ohrit, ka kujtuar ofertën e tij të refuzuar nga Aleksandër Vuçiq.
“Pasi refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes më 27 shkurt dhe para se të refuzonte ta nënshkruante sërish me aneksin e 18 marsit, presidenti i Serbisë refuzoi edhe ofertën time bujare për vetëqeverisje për serbët e Kosovës, përmes modelit të Komunitetit që unë. do të kishte hartuar dhe propozuar . A është ai ‘Dr Jo’ apo ‘Mr Net’? Epo ne e dimë që nuk është mjek”, ka thënë Kurti. /InLajmi/
https://twitter.com/PetkovicPetar/status/1638238029776056336?fbclid=IwAR1Z4Zc8hNoJg-ODKXv7OSaN-LVnigLaMyuyOaxSivp3oV36MgxSsyKrRNo