Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar që secila zemër e secila sofër të jetë plot, përcjell InLajmi.
Osmani tha se gjatë këtij muaji secili nga besimtarët, përveç sakrificës personale dhe paqes shpirtërore manifeston shpirtin solidar në raport me tjetrin dhe me njerëzit me nevojë.
Ajo gjithashtu ka uruar që të gjithë besimtarëve musliman në këtë muaj të shenjtë t’u pranohen lutjet, agjërimi dhe veprat e mira.
Postimi i plotë i saj:
Sonte fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe mirësisë.
Gjatë këtij muaji, secili nga besimtarët, përveç sakrificës personale dhe paqes shpirtërore, manifeston shpirtin solidar e tolerant në raport me tjetrin, në raport me njerëzit në nevojë.
Populli ynë gjithmonë e ka kultivuar solidaritetin, ndaj në këtë muaj uroj që secila zemër e secila sofër të jetë plot, në mënyrë që respekti i ndërsjellë dhe dashuria të jenë udhërrëfyes përherë.
Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat e mira!/InLajmi/