Në Ditën Botërore të Ujit, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar edhe njëherë alarmin se uji është gjithnjë e më shumë në rrezik për shkak të zhvillimit dhe konsumit pa kriter.
Në raportin e fundit, OKB ve në pah kërcënimin për një krizë të pashmangshme për ujë në vitet në vijim pasi mungesa e tij është duke u përkeqësuar.
Sipas sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guterres “bota po ecën verbërisht në një rrugë të rrezikshme me përdorimin e paqëndrueshëm të ujit, ndotjes dhe ngrohjes globale”.
Studimi tregon se rreth 2 miliardë njerëz nuk kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt, ndërsa 3.6 miliardë nuk kanë akses në shërbime të besueshme sanitare.
“Mungesa e ujit po bëhet endemike”, thuhet në raport, i cili vë në dukje se përdorimi global i ujit është rritur me rreth 1% çdo vit gjatë 40 viteve të fundit dhe pritet të ruajë ritme të ngjashme deri në vitin 2050