• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 1 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Luhatja e tregjeve globale i kushton shumë Trustit, kaq miliona euro ka humbur

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
22 March 2023
në Kosovë
0 0
0
Luhatja e tregjeve globale i kushton shumë Trustit, kaq miliona euro ka humbur
0
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Trusti Pensional i Kosovës vazhdon të mbetet pa bord drejtues. Si rrjedhojë e luhatjes së tregjeve globale, Trusti, nga janari deri në dhjetor të vitit 2022, ka humbur mbi 118 milionë euro.

Që nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës u ka përfunduar mandati. Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, nuk mund të investohen në tregje financiare.

Konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar. Komisioni përbëhet nga ministri i Financave, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe Auditori i Përgjithshëm.

Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka thënë përmes e-mailit se ky institucion ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave dhe nga Auditori i Përgjithshëm, lidhur me procesin për anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, por që sipas tij, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri tani.

“Bazuar në nenin 4, paragrafi 4.6 të Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me nenin 2, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-116, një komision për përzgjedhje, i propozon Kuvendit për vendet e lira në anëtarësim ose për riemërim të anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Sipas këtij neni, ky komision do të përbëhet nga guvernatori i BQK-së-kryesues, Auditori i Përgjithshëm dhe ministri i Financave. Ju informoj se bazuar në kërkesat ligjore, gjatë vitit 2022, përkatësisht më 14 mars 2022 dhe më 24 tetor 2022, si dhe më 5 janar 2023, Guvernatori Fehmi Mehmeti ka bërë kërkesë drejtuar ministrit të Financave dhe Auditorit të Përgjithshëm, lidhur me procesin për anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Megjithatë, deri më tani, guvernatori Mehmeti nuk ka marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,” thuhet në përgjigjen e BQK-ës.

Më herët nga Trusti Pensional i Kosovës patën deklaruar për media se nga ana e Trustit janë kryer të gjitha procedurat, siç është hapja e konkursit me kohë dhe dërgimi i kandidatëve për shqyrtim te Komisioni përgjegjës.

Si rrjedhojë e luhatjes së tregjeve globale, Trusti nga janari deri në dhjetor të vitit 2022, ka humbur mbi 118 milionë euro.

Duke marrë parasysh krizën bankare që ka përfshirë këto ditë SHBA-në dhe Evropën, ekonomisti Emanuel Bajra thotë se duhet të ketë kujdes të shtuar në këtë çështje.

“ Nuk besoj që do të jetë i rrezikuar, por gjithsesi që duhet të jemi të vëmendshëm, për shkak se preukopimi im kryesor është te kapitali i jashtëm, pra, nëse një masë e panikut hapet gjithandej bankave evropiane, atëherë këto banka që kanë selitë kryqore nëpër Evropë, mund t’i tërheqin kapitalin e tyre investues në banka komerciale, që do të thotë që mund të ndikojë në depozitat tona, e natyrisht këtu BQK për atë arsye është edhe e krijuar që t’i garantojë këto depozita të qytetarëve tanë, dhe nuk e shoh që kjo do të jetë problem, por kështu patëm thënë edhe në vitin 2007-2008, kështu thamë edhe në vitin e kaluar kur të gjithë menduam që problemet financiare janë vetëm me kriptovaluta, por ja ku jemi sot, kemi probleme dhe krize bankare globale,” thotë Bajra.

Në mungesë të bordit, partitë opozitare kanë deklaruar se paratë e kontribuuesve kosovarë janë të rrezikuara, ndërsa nga pozita kanë thënë se Ligji për kursimet pensionale e parasheh që në rastet kur nuk zgjidhet bordi i ri, atij ekzistues i vazhdohet mandati për 90 ditë.

Gjatë ditës së djeshme Jeton Demi, zëdhënësi i këtij institucioni, ka thënë se nuk mund të thonë që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë pa organin kryesor.

E, sipas ish-ministrit të Financave, Haki Shatrit, Qeveria nuk po dëshiron ta zgjedh bordin e Trustit.

Shatri thotë se Kurti do t’i zgjedh anëtarët e bordit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Institucionet tona nuk janë duke punuar për Trustin edhe pse munden ta bëjnë, mund ta formojnë bordin e Trustit por këtë gjë nuk po donë ta bëjnë se strukturat e Trustit nuk mund të bëjnë asgjë pa bord. Më duket se kryeministri ka qenë nxënë dhe nuk ka pasur kohë të merret me borde. Do t’i gjejë Kurti anëtarët e partisë të vetë për t’i intervistuar”, theksoi Shatri

Ish-ministri Shatri thotë se kur Trusti Pensional është ‘pa zot shpie’, parat e qytetarëve janë në rrezik.

“Paratë e qytetarëve janë duke u rrezikuar dhe po humbin dita ditës pasi Trusti nuk ka bord. Të gjitha raportet po tregojnë se ka pasur humbje. Kur Trusti është pa zot shpie krejt paret do të rrezikohen”, u shpreh Shatri.

Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës kanë shpresuar pakënaqësi në lidhje me mos emërimin e bordit të Trustit.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala njëherësh edhe deputet i PDK-së ka folur lidhur me këtë çështje.

Shala thotë se krejt kjo situatë e Trustit Pensional është shqetësuese.

Ai ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti.

“Situata e Trustit është shumë shqetësuese për faktin se mbi 2.5 milionë euro janë pa menaxhim dhe pa llogaridhënie. Ka një rënie të dukshme të mjeteve nga Trusti, dhe askush nga institucionet e shtetit nuk e ka ndërmend të marr ndonjë veprim të reagojë. Të gjitha këto probleme me Trustin Pensional rezultat i politikave të këqija të kësaj Qeveria. Kjo situatë do të na përcjell gjatë me humbje të mëdha të fondit pensional”, deklaroi Shala

Deputeti i PDK-së tha se urgjent duhet të zgjidhet bordi i këtij institucioni.

“Qeveria Kurti urgjent duhet ta zgjedhë bordin e Trustit Pensional i cili bënë një analizë të shpejtë dhe të menaxhoj sa më mirë fondet aty. E dimë që nuk do të vendoset shpejtë ky bord pasi nga Qeveria nuk ka asnjë reagim për ta parandaluar këtë humbje të parave të qytetarëve”, thotë Shala.

Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022, por ishte zgjatur edhe për tre muaj.

Konkursi ishte shpallur para 3 muajve më 02.12.2022, por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë, shkrua RTK.

Rreth 2.5 miliardë euro janë investuar në tregjet ndërkombëtare nga pensionet e kosovarëve Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara.

Tags: BQKHaki ShatriTrusti
Postimi i mëparshëm

Ka përcjellë shumë gjenerata, si i mbijetoi kohës kënga “Pranvera në Prishtinë”?

Postimi tjetër

Sekretari serb i Mbrojtjes: Kurti po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët

Të ngjajshme Postime

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim
Kosovë

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

31 December 2025
KESCO siguron furnizim me energji elektrike edhe gjatë festave të fundvitit, por apelon për kursim
Kosovë

KESCO siguron furnizim me energji elektrike edhe gjatë festave të fundvitit, por apelon për kursim

31 December 2025
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë e mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit
Kosovë

Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë e mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit

30 December 2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje
Kosovë

Zjarr në një shtëpi në Prizren, vdes një fëmijë i moshës rreth 1 vjeçare

30 December 2025
Alarm i rremë për bombë në Aeroportin Adem Jashari
Kosovë

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin Adem Jashari

29 December 2025
Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?
Kosovë

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

28 December 2025
Postimi tjetër
Sekretari serb i Mbrojtjes: Kurti po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët

Sekretari serb i Mbrojtjes: Kurti po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët

Lajmet e fundit

“Disa të vdekur dhe të plagosur” shpërthimi tragjik në qytetin turistik zviceran të skive Crans-Montana

“Disa të vdekur dhe të plagosur” shpërthimi tragjik në qytetin turistik zviceran të skive Crans-Montana

1 January 2026
Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

31 December 2025
Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

31 December 2025
Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

31 December 2025
Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

31 December 2025
Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

31 December 2025
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

31 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu