Spektaklin e kaluar Nita kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, që siç dihet në të ka dy zafe, një të bardh dhe një të zi.
Zarfi i zi i jepte mundësinë Nitës të dërgonte në televotim 2 çifte, duke qenë se banorët ishin ndarë dyshe-dyshe nga Keisi që ishte lidere e javës së kaluar, për të kryer një sfidë.
Nita zgjodhi çiftin Kiara-Olta dhe Kristi-Qetsor.
Publiku vendosi që Olta dhe Kiara të shkojnë “kokë më kokë” në nominim. Për të qenë transparent me të 2-ja çiftet, Vëllai i Madh vendosi që grafiku i votimeve të shfaqej në ekran, në dhomën e ndenjes, shkruan Top Channel.
86 % e publikut votuan për Oltën dhe Kiarën, ndërsa 14% për Kristin dhe Qetsorin.