Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, uroi besimtarët myslimanë në Kosovë e mërgatë, duke thënë se rritja e besimit, forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka uruar edhe Myftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame për fillimin e muajit të shenjtë, ai shtoi se rritja e besimit vetpërmbajtjes dhe mëshirës janë disa nga vlerat e këtij muaji.
Ai gjithashtu uroj që të gjithë besimtarët myslimanë të kenë agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.
Postimi i Plotë i tij:
Besimtarët myslimanë në Kosovë e mërgatë, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Naim Tërnava, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit.
Rritja e besimit, forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji, të mishëruara me shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre.
Paçit agjërim të lehtë e të pranueshëm!/InLajmi/