Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me sekretarin e shtetit portugez për Punë të Jashtme dhe Evropë, Tiago Antunes, përcjell InLajmi
Gërvalla bëri të ditur se gjatë takimit me sekretarin e shtetit portugez kanë diskutuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, për Integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe procesin e dialogut.
Kryediplomatja e Kosovës, shprehet mirënjohëse ndaj shtetit të Portugalisë për mbështetjen e plotë të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike.
Postimi i plotë i saj:
Takim me Tiago Antunes, Sekretarin Portugez të Shtetit për Punë të Jashtme dhe Evropiane. Diskutuam sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe për Integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian edhe procesin e dialogut
Mirënjohës për Portugalisë mbështetje të plotë të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike, përfshirë edhe për liberalizimin e vizave, udhëtimin e shumëpritur pa viza /InLajmi/