Pas disa orë intervistimi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pasi ishte dërguar në mbajtje për 48 orë atij i ishte përkeqësuar gjendja dhe është shtrirë në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Ademi pritet që natën e sontme ta kalojë në Klinikën Torakale, aty ku edhe është vendosur gjatë ditë së sotme.
Lajmin e bëri të ditur redaktori i sportit në Kanal10, Lorik Gashi i cili tha se nuk dihet ende nëse kryetari i FFK-së do të kthehet në mbajtje për t’i kryer edhe orët e mbetura të ndalimit.
“Agim Ademi kishte qenë në stacionin e policisë në lagjën e Muhaxherëve, por që për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ai ka kërkuar që të intervistohej në një kohë tjetër. Dhe Prokuroria ia ka mundësuar që këtë intervistim ta shtyjë për ditën e nesërme, që i bie sot, ku vet Ademi është paraqitur në stacionin policor. Ademi do të qëndroj për 24 orë në QKUK për të marrë trajtimin e mëtejm dhe që është jashtë rrezikut për jetë. Pstaj nuk dihet nëse do të dërgohet në paraburgim apo cfarë do të vendos Prokuroria”, tha Gashi në Politiko, shkruan Gazeta10.
Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ka njoftuar sot Prokuroria Themelore e Prishtinës.