Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim SH.T shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, përcjell InLajmi
Kryetari Abdixhiku bëri të ditur se gjatë takimit me ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut.
Në takim u diskutua dhe për reformën zgjedhore dhe konsensusin partiak në Kosovë për këtë çështje; për kontributin e çmueshëm të LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari Abdixhiku falënderoj ambasadorin Szunyog për rolin mbështetës të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës dhe reformave të ndryshme të ndërmarra në partneritet me asistencën e BE-së. /InLajmi/