Qeverisjen 2 vjeçare të kryeministrit Kurti e kanë komentuar së fundmi edhe zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell InLajmi.
Nga kjo parti është publikuar një video ironike me ‘dështimet’ e Albin Kurti në krye të ekzekutivit.
Më tej në këtë video përmes ironisë përmenden disa nga ngjarjet kryesore që kanë ndodhur gjatë 2 viteve qeverisje të Kurtit.
Ndryshe kjo video është shpërndarë edhe nga kreu i PDK-së Memli Krasniqi i cili tha se 2 vjet arsyetime, 2 vjet dështime.
Postimi i plotë i tij:
Sukseset e kryeministrit Kurti për 2 vjet qeverisje. 2 vjet arsyetime – 2 vjet dështime /InLajmi/
















