Në fjalimin në 2-vjetorin e marrjes së detyrës si kryeministër, Albin Kurti të mërkurën ka numëruar ato që i ka cilësuar si pengesa në punën e qeverisë që ai udhëheq dhe sukseset që ka thënë se janë arritur. Në mesin e pengesave ai ka numëruar pandeminë, telashet me furnizim me vaksina, krizën energjetike e krizën ekonomike pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Pavarësisht këtyre, ai ka thënë se ka pasur suksese të qeverisjes duke përmendur vaksinimin e shpejtë e rritjen ekonomike.
Shefi i ekzekutivit ka përmendur këtu edhe subvencionimin e faturave të rrymës e “disa masa të punësimit”.
“Nesër në këtë kohë bëhen 2 vjet nga dita e parë e shërbimit tonë. Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia Covid-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë. 2 vjet më parë, në mars të vitit 2021 për fat të keq të qytetarëve tanë, Kosova nuk kishte asnjë kontratë për vaksina. E tillë ishte e vetmja në rajon pasi qeveria paraprake kishte dështuar t’i sigurojë ato. Virusi korona ishte shkaktuar i krizës globale, mbyllja që ishte për të menaxhuar shkallën e shpërndarjes kishin ulure dhe aktivitetin ekonomik”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti theksoi se ekonomia botërore praktikisht pauzojë dhe qytetarët të mbyllur e kishin të pasigurt të ardhmen e tyre.
“Në vrap për të nxënë hapin, të vërshuar nga kërkesat e treguar ekonomitë e mëdha tregtuese kishin nevojë për më shumë konsum të energjisë-elektrike. Në fund të vitit 2021, kontinenti i Evropës po ballafaqohej me energji-elektrike, më pak energji në treg nënkuptonte rritje të çmimit. Fillimi i vitit 2022 përshkoi Evropën, por jo befasisht. Agresioni publik dhe diplomatik ndaj Ukrainës më 24 shkurt mori atë ushtarak-tradicional. Energjia elektrike qe mundëson prodhimin dhe nafta që mundëson transportin e produkteve të prodhuara njëra në fillim e tjetra në fund të zhvillimit, ndikuan drejtpërdrejtë në inflacion. Në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë-elektrike dhe ndaj produkteve, zhveshi paturpësisht këtë qeverisje. Vendi kishte nevojë për rikthim, rikuperim e ringjallje. Qeverisë sonë iu deshën vetëm dy muaj, ku ndërruam dhe negocium kontratën me Pffizer për vaksina. Siguruam 2 milionë sosh, bashkë me ndihmën dhe donacionet e partnerëve tanë. Përkundër vështirësive nga pandemia, kriza nga lufta në Ukrainë rritja mesatare ekonomike për këto 2 vite ka qenë prej 7%, që ishte më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare për 2 vite tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë. Buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për 2 vite, e ekonomisë 2.3 milionë euro”, tha Kurti.
Sipas tij ky ishte rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes së mirë, parandalimit të kontrabandës, formalizmit të punëtorëve dhe ngushtimit të hendekut, raporton EO.
“Në mbrojtje të qytetarëve, për mirëqenien e tyre. Për 2 vite ekzekutuam 2 pako mbështetëse për ta ku përfituan pothuajse çdo familje e Republikës”, shtoi ai.