Analisti Visar Ymeri ka thënë se në arsimin e lartë shpeshherë ka pasur ambicie shumë të mëdha, të cilat nuk kanë mundur të arrihen.
“Kur flasim për Universitetin e Prishtinës, flasim se si do të dëshironim ta kemi dhe se si duhej të ishte një universitet“, ka thënë tutje Ymeri, shkruan Dukagjini.
“Është detyrë e ligjvënësve dhe e politikës për të gjetur mesin e mirë për avancim, për aq sa është e mundur për ta avancuar. Edhe kur i vendosim kriteret e larta për ligjëruesit në universitet, rrezik që përfundojmë në 3, 4 profesorë”, ka potencuar analisti Visar Ymeri në Debat Plus.