Milot Rashicës i është rritur vlera në treg, sipas të dhënave të publikuara së fundmi në uebfaqja e specializuar e të dhënave, “transfermarkt”.
Vlera e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës dhe Galatasarayt është 7 milionë e 500 mijë euro, nga 7 milionë sa vlente para pak muajsh.
Në publikimin e fundit të kësaj uebfaqe në muajin tetor, Rashica vlente vetëm 7 milionë euro.
Vlera më e madhe e futbollistit nga Vushtrria ishte në dhjetor të vitit 2019 sa ishte pjesë e Werder Bremenit. Atëherë, Rashica vlente plot 35 milionë euro.
26-vjeçari aktualisht aktivizohet te Galatasaray në formë huazimi deri në fund të edicionit nga Norwich City, shkruan Lajmi.net.
Në 20 ndeshje sa ka zhvilluar këtë edicion në të gjitha garat, Rashica ka shënuar katër gola dhe e ka ndimuar ekipin me katër asistime.