Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu reagoi pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, përcjell InLajmi.
Lushaku-Sadriu përmendi një pjesë të raportit ku thuhej se në Kosovë ka ‘Korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri’.
Më pas ajo me ironi pyeti qytetarët se a është ky ndryshimi që ata kanë kërkuar.
Postimi i plotë i saj:
Mirëmëngjesi!
Dep. i shtetit amerikan dje paska thënë se në Kosovë ka ‘Korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri’.
A është ky ndryshimi që keni kërkuar? /InLajmi/