Drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj e ka komentuar zvarritjen e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit Pensional të Kosovës, përcjell InLajmi.
Miftaraj tha se korrupsion nuk është vetëm me kërkuar lekë , korrupsion është edhe kur Qeveria e Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit.
Më tej ai e cilësoi qeverinë Kurti si qeveri e tallavasë dhe se kjo qeveri sipas tij është pa vizion.
Postimi i plotë i tij:
Korrupsion nuk është vetëm me kërku lekë me kry një favor.

Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emerimin e bordeve me injoranta dhe servila.
Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qendrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për ti kontrolluar. /InLajmi/