21 Marsi ndryshe njihet edhe si Dita Botërore e Punës Sociale, e me rastin e kësaj dite Lidhja e Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë mbajtur konferencën e 2 nacionale “E tashmja dhe e ardhmja e Punës Sociale në Kosovë”, raporton InLajmi.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe kryeministri Kurti i cili ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend.
“Punonjësit social mbështesin qytetarët me problemet e tyre sociale. Ju shprehi falënderimin për punën që e bëni. Ndonëse janë 38 qendra më shumë, bashkërisht po synojmë që t’i rrisim kapacitet në këto qendra. Sepse drejtësia nuk është vetëm në verdikte gjykatore por edhe në shoqëri, dhe për këtë duhet të kemi më shumë drejtësi në shoqëri”, u shpreh ai.
Më tej Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij është mbrojtja sociale e qytetarëve ku theksoi se përmes shtimit të kapaciteteve do të fuqizojnë këto qendra. /InLajmi/




















