Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli sërish rreth planit të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, raporton InLajmi.
Kurti tha se plani i zbatimit të marrëveshjes do duhej të niste që nga e hëna, por që kjo sipas tij nuk është bërë për fajin e Serbisë.
“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillonte qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë se ka një afat se kur duhet të fillojë marrëveshja së zbatuari. Edhe marrëveshja bazë edhe plani i zbatimit tashmë i kemi të dakorduara”, tha Kurti.
Më tej i pari i ekzekutivit kërkoi nga ndërkombëtarët që të marrin masa ndaj Serbisë për mos- zbatimin e marrëveshjes. /InLajmi/