Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, është takuar me anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryetarja Fatmire Kollçaku, përcjell InLajmi.
Sipas Nikollës, bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës është mjaft intensiv.
Nikolla theksoi se Komisionet parlamentare po takohen në vijimësi për të shkëmbyer mendime, përvoja e praktika të suksesshme për hartimin e legjislacionit dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë i saj:
Takim i përzemërt me anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryetarja, znj. Fatmire Kollçaku.
Bashkëpunimi mes Kuvendit të 🇦🇱 dhe Kuvendit të 🇽🇰 është mjaft intensiv. Komisionet parlamentare takohen në vijimësi për të shkëmbyer mendime, përvoja e praktika të suksesshme për hartimin e legjislacionit dhe përafrimin me legjislacionin e 🇪🇺, kontrollin parlamentar, transparencën dhe bashkëpunimin me median e qytetarët.
Po rritet gjithashtu bashkëpunimi midis delegacioneve parlamentare në organizatat rajonale e ndërkombëtare, për të siguruar mbështetje për përballimin bashkarisht të sfidave ndërkombëtare. /InLajmi/