Deputeti i partisë serbe Dver, Ivan Kostiq tha se Serbia nuk e ka mbështetjen e Rusisë për zbatimin e planit franko-gjerman me Kosovën, transmeton InLajmi.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka mbështetjen e Rusisë për zbatimin e propozimit franko-gjerman për Kosovën dhe as përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Administratës ruse nuk do të bashkëpunojnë vetëm me partitë në pushtet në Serbi në të ardhmen”, tha deputeti i Dveri, Kostiq.
Në një konferencë për shtyp në Parlamentin serb, Kostiq, duke folur për takimet e tij me zyrtarët rusë në Kongresin Ndërkombëtar të Rusofilëve, i cili u mbajt në Moskë nga 13 deri më 15 mars, tha se në takimet kam marrë mbështetjen për bashkëpunim, ndërsa zyrtarët rus kanë konfirmuar se Rusia po ndryshon politikat e saj në Ballkan.
“Rusia po fillon të ndryshojë politikën e saj për Ballkani, pra jo më bashkëpunim vetëm me partitë në pushtet ”, është shprehur Kostiq.
Sipas tij, ky ndryshim në politikat ballkanike është “mesazh tejet i rëndësishëm” sepse Partia Progresive Serbe (SNS) dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) “nuk do të kenë monopol mbi bashkëpunimin me Federatën Ruse dhe institucionet e tyre shtetërore”. Pra thotë Kostiq, se “Qeveria ruse në të ardhmen do të bashkëpunojë edhe me të gjitha organizatat patriotike që janë për bashkëpunim me Rusinë dhe për ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë”.
Kostiq ka folur edhe për pjesëmarrjen në Kongresin e Moskës, ndërsa ka shtuar se nga 42 anëtare të botës, pjesëmarrës ishin 85 delegatë, të vemit nga Serbia ishin anëtarët e Dver-it që përfaqësonin ‘bllokun patriotik’.
“Në atë kongres morën pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të administratës ruse që janë përgjegjës për punët e jashtme, ndërsa u zgjodhën edhe 12 anëtarët e Kongresit Ndërkombëtar ku njëri prej tyre është anëtar i Dverit”, tha Kostiq, i cili theksoi se në një takim me ministrin e jashtëm rus, Segei Lavrov kanë biseduar edhe për planin franko-gjerman i cili kundërshtohet nga 80 % e popullit serb. Ndërkohë ka shtuar Kostiq, se Lavrov theksoi edhe Rusia nuk pajtohet me planin evropian.
“Përgjigja e Ministrit të Punëve të Jashtme rus është se edhe ata nuk besojnë në një rezultat pozitiv të këtyre negociatave për Serbinë dhe se vazhdojnë të insistojnë në dialog në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Kostiq.
Kostiq, i bënë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq të japë dorëheqjen dhe të shpallë zgjedhjet për shkak të pranimit të propozimit franko-gjerman për Kosovën. /InLajmi/