Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica-Xhelili, përmes një video ka shprehur shqetësimin për degradimin e sistemit të drejtësisë derisa ka numëruar “dështimet” e Qeverisë së Kosovës në 2-vjetorin e qeverisjes, përcjell InLajmi.
Kica-Xhelili kërkon nga qytetarët të mos mashtrohen, duke theksuar se “Pushteti popullist po degradon sistemin e drejtësisë”.
Sipas saj, Vettingu në drejtësi nuk është prioritizuar kurrë mjaftueshëm derisa shton se për pak byroja ishte duke u bërë kundërkushtetuese.
“Vetingu nuk është gjithëpërfshirës sepse nuk u prioritizua kurrë mjaftueshëm. Byroja u bë për pak në kundërkushtetuese. Byroja shkoi në Komision të Venecias me insistim të LDK-së dhe po me votat e LDK-së kaloi”. /InLajmi/