Anëtari i Partisë Socialdemokrate Zgjim Hyseni, ka shkruar për aksionin që partia e tij pati këtë të martë në urën e madhe në lagjen Lakrishtë, ku vendosi një poster me figurën e Kurtit me hundën e zgjatur si të Pinokios, përcjell InLajmi.
Hyseni ka shpjeguar simbolikën e këtij posteri, duke thënë “Hunda e gjatë e Pinokios, Kurtit i erdhi si pasojë, pasi shkeli mbi çdo parim e në fund, për të ruajtur pushtetin, e solli Asociacionin”.
Sipas tij, Kurti ka dalë si “një kryemashtrues”.
Hyseni ka rikujtuar protestën që do të mbahet më 25 mars kundër kësaj marrëveshje.
Postimi i plotë i tij:

Hunda e gjatë e mashtrimit të madh!
Hunda e gjatë e Pinokios, Kurtit i erdhi si pasojë; shkeli mbi çdo parim e në fund, për të ruajtur pushtetin, e solli Asociacionin.
Rezistenca ndaj Zajednicës është e drejtë dhe e vërtetë, anipse Kurti po del të jetë një kryemashtrues.
Dëmi që na pret është i madh, prandaj rezistenca duhet të jetë e madhe. Me 25 Mars protestojmë! /InLajmi/