Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë vizitës që po zhvillon në Portugali është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Portugalisë Augusto Santos Silva, përcjell InLajmi.
Gërvalla njoftoi se me kryeparlamentarin portugez biseduan për zhvillimet rajonale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Më tej ajo u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e Portugalisë për shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Diskutuam zhvillimet rajonale, perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona. Mirënjohës për mbështetjen e Portugalisë ndaj Kosovës /InLajmi/