Njohësit e politikës dhe deputetët nuk besojnë se 5 vendet anëtare të BE-së do ta njohin pavarësinë e Kosovës, vetëm pse Aleksandër Vuçiq u pajtua me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton InLajmi.
“Nuk mendoj se është realiste të pritet që vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt për shkak të marrëveshjes në Ohër. Secili prej tyre është i vendosur të mos e njohë Kosovën për shkak të problemeve të tyre të brendshme territoriale. Nuk duhet të kemi iluzione se, për shembull, Qiproja apo Spanja nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani për faktin se Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë “, thotë Sofija Popoviq, gazetare e portalit European Ballkani Perëndimor, për Danas.
Mirëpo, Sofija Popoviq më tej thekson se 5-së vendet do t’i zbusin shumë qëndrimet e tyre për këtë çështje, kur të vijë momenti për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së apo NATO-s.
“Nëse ky qëndrim nuk zbutet, anëtarësimi i Kosovës në organizatat rajonale nuk do të jetë i mundur. Duke u nisur nga deklaratat e zyrtarëve më të lartë shtetërorë të BE-së dhe NATO-s, një nga qëllimet kryesore të planit evropian është pikërisht përshpejtimi i procesit integrues euroatlantik të Kosovës, përkatësisht integrimi evropian i Serbisë”, thekson Popoviq.
Sipas saj, Bashkimi Evropian është shumë serioze për zbatimin e asaj për të cilën janë pajtuar 2 vendet.
“Për këtë flet fakti që obligimet e Serbisë kanë hyrë në kornizën e negociatave për kapitullin 35, i cili është një nga kapitujt bllokues, përveç fushave nga kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Kjo do të thotë se pa progres në ato fusha, nuk do të ketë përparim as në kapitujt e tjerë. Në këtë kuptim, nëse presidenti e ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen apo jo, është më pak e rëndësishme por me këtë janë shtuar obligime të reja në rrugën e Serbisë drejt BE-së”, përfundon Sofija Popoviq
E pyetur nëse Aleksandar Vuçiq dha dritën e gjelbër në Ohër që 5-së vendet anëtarët e BE-së të njohin Kosovën, Biljana Gjorgjeviq, deputete e lëvizjes “Ne davimo Beograd”, tha për Danas, se nuk është e mjaftueshme vetëm pajtimi për propozimin evropian.
“Unë do të thosha se nuk është rastësi, veçanërisht për shkak se marrëveshja bazë nuk e saktëson, e njësoj edhe në aneksin e zbatimit nuk saktësohet qartë kjo, prandaj edhe është vështirë të zbatohet pa plotësimin e saj”, tha Gjorgjeviq.
Biljana Gjorgjeviq thotë se është e rëndësishme të dijmë nëse qëllimi i ndërmjetësit është që negociatat të jenë të suksesshme, atëherë them se duhet punohet në këtë drejtim edhe në njohjen e Kosovës nga 5 vendet për të mos penguar dialogun.
“Së fundi, ne e dimë se qëndrimet e vendeve si Spanja dhe Qiproja, për shkak të rrethanave të tyre të brendshme politike, janë më të ashpra kur bëhet fjalë për mosnjohjen e Kosovës në krahasim me vendet e tjera, dhe nuk do të thoja se forma aktuale e pranimit të Marrëveshja bazë dhe aneksit janë arsye mjaft të mira për ta bërë këtë”, tha Biljana Gjorgjeviq./Inlajmi/