Muaji i Ramazanit është një stinë e mëshirës hyjnore që i pajis besimtarët me pjekuri dhe virtyte, muaj të cilin e dalloi me zbritjen e Kur’anit, librin e përkryer dhe plot dritë, udhëzues i qartë për të gjitha krijesat, përcjell InLajmi.
Ramazani, ky muaj më i rëndësishëm të myslimanëve, në Kosovë do të nis këtë të enjte, pra më 23 mars.
Syfyri i parë do të jetë në ora 3:55 ndërsa iftari i parë për këtë Ramazan do të jetë në ora 17:59.
Përfundimi i këtij muaji do të jetë më 20 prill, gjë që pason me festën e Fitër Bajramit.
Ndryshe, Agjërimi është një nga 5 shtyllat e Islamit, krahas deklarimit të besimit në Zot dhe pranimit të Profetit Muhamed si të dërguar të Tij, pesë faljeve ditore (namazi), Haxhit dhe dhënia e lëmoshës ose bamirësia (Zekati). /InLajmi/